Pas Teutës, Laçi kalon edhe Kukësin…

Miqësore: Laçi-Kukësi 2-0 (Turkaj 58’, Deliu 72’)

Në kuadër të përgatitjeve për Europa League, ku do të përballet me izraelitët e Hapoel Ber Shevës, skuadra kurbinase ka zhvilluar dy takime miqësore. Ndërsa të dielën e kaluar luajti dhe fitoi ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, kësaj here u ndesh me skuadrën verilindore të Kukësit.

Sot, në orën 18:00, në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit, u vunë përballë në një miqësore kontrolli Laçi i Starovës dhe Kukësi i Gjokës. 45 minuta e para u mbyllën në barazim pa gola, 0-0.

Në fraksionin e dytë, futbollistët kurbinas u treguan më të saktë dhe ia arritën të shënojnë dy gola. Me atë të Turkajt në të 58-tën dhe Deliut në të 72-tën, që fiksoi edhe fitoren 2-0 të laçianëve.

Takimi ishte interesant dhe u shërbeu të dy trajnerëve, Starovës dhe Gjokës, për të korrigjuar punën e tyre dhe përgatitjet e skuadra që drejtojnë përpara ndeshjeve të 11 qershorit për Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!