Kukësi-Laçi, “europianet” në Librazhd…

Kukësi dhe Laçi do të ndeshën në një test miqësor këtë të diel. Dy skuadrat pjesëmarrëse në turin e parë të Europa League, ndërsa do të luajnë takimet e para me 11 korrik, ka bërë që kampet respektive, prej ditësh të ushtrohen me përgatitjet intensive.

Verilindorët në prag të takimit me Debrecen po stërviten në Elbasan ndërkohë që kurbinasit për duelin e dyfishtë me Hapoel Ber Sheva, në  kompleksin e tyre në Laç.

Nëse Kukësi përpos emrave të lançuar më herët, ka afruar së fundi  edhe Tome Kitanovski, te Laçi, janë ende në kërkim të një mbrojtësi “shkatërrues”.

Sipas burimeve nga klubi bardhezi, kroati Nikola Eler që theu një gisht të këmbës në testin me Teutën, zyrtarisht nuk do të jetë i gatshëm për takimin e vjatjes me 11 korrik..

 Kthyer te miqësorja Kukësi- Laçi, ajo është vëndosur që të zhvillohet në stadiumin e Librazhdit ditën e diel, duke nisur nga ora 17 30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!