Ronaldo nuk pyet, pushime përrallore…

Kristiano Ronaldo dhe familja e tij, po kalon pushimet në ishujt grekë duke mos kursyer asgjë për relaksimin në resortin e perzgjedhur. Një shtëpi që kushton gati 8 mijë euro për një natë, ofron të gjitha sherbimet dhe komoditetin përrallor.

Vila, e quajtur ‘Methoni Royal’, është një shtëpi me 630 metër katror afër plazhit të Dunes, së ciles i paraprin një kopsht i madh.

Për më shumë cilësi e komoditet, Ronaldo ka marrë edhe kuzhinier privat, i cili ka përgatitur tortën e ditëlindjes së Kristiano Junior. Sipas informacioneve të “Jaleos”, kostoja totale e pushimeve llogaritet rreth 56 mijë euro, me çiftin që duket se nuk i kushton dhe aq vëmendje argëtimit dhe relaksimit. Edhe sezonin e kaluar CR7, pushoi disa ditë në Greqi.

Ndërkaq, Ronaldo fitoi tripletën personale këtë sezon, teksa ngjiti në qiell Supekupen e Italisë, titullin kampion në Seria A dhe Kupën e “Nations League” me Portugalinë. Me këto arritje, djaloshi nga Funkal, në radhët e Juventus, pretendon se duhet të fitojë “Topin e gjashtë të Artë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!