Milan dhe Inter, bashkë për stadiumin…

sportiim2

Milan dhe Inter janë gati të bëjnë hapin vendimtar në çështjen e stadiumit të ri. Sipas ‘SPORTmediaset’, gjithçka ka nisur nga bashkëpunimi i skuadrave kryesore të Milanos.

Pas disa muajsh thashethemesh, të dy klubet, do të paraqesin kërkesën zyrtare për ndërtimin e një stadiumi të ri në Bashkinë e Milanos.

Hipoteza e ristrukturimit të stadiumit ‘Giuseppe Meazza’, është lënë mënjanë duke i dhënë rrugë një projekti 700 milion euro për një impiant të ri që sipas planeve, duhet të jetë gati për sezonin e 2022/23, -raportohet nga media italiane

?>