Frederik Masara, drejtori i ri sportiv i Milanit

Menaxheri do të bëhet pjesë e stafit drejtues të “kuqezinjve” nga 1 korriku 2019

Ekipi i drejtues i Milanit u plotësua. Ashtu siç pritej, klubi i “kuqezinjve” njoftoi se që nga 1 korriku 2019 Frederik Masara zyrtarisht do të jetë drejtori sportiv i ekipit të Milanit.

Masara do të raportojë direkt te drejtori teknik i zhvillimit strategjik të klubit, Paolo Maldini dhe do të bashkohet me Zvonimir Boban, të cilit i është besuar roli i zyrtarit kryesor të futbollit “kuqezi”.

“Ne jemi shumë të lumtur për të mirëpritur Frederikon në ekipin tonë të punës, – tha Paolo Maldini – Falë përgatitjes së tij, seriozitetit dhe profesionalizmit, ai do të jetë një vlerë e shtuar për Milanin dhe do të jetë funksional për strategjitë që do të ndërmerren në rrugën tonë të rritjes”.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Milanit, i cili nëpërmjet një njoftimi, jep edhe CV-në e Frederik Masarës, lindur 51 vite më parë në Torino, teksa nga viti 2011 ai ka marrë licensën e drejtorit sportiv, detyrë që e ka kryer te Roma, por edhe në futbollin kinez së fundmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!