Sampdoria: Di Françesko në timon…

Ende pa u larguar Xhampaolo, në kampin e Sampdorias flitej për një kthim në stol të Xhanluka Vialit, por sot, dilemat janë qartësuar dhe klubi i Ferreros, ka nominuar pasuesin e trajnerit aktual të Milanit.

Presidenti Ferrero dhe klubi i Sapmdorias i urojnë mirëseardhjen Eusebio Di Françeskos sonë deri në vitin 2022”, njofton ndër të tjera klubi sampdorian i Xhenovas.

Ndërkaq, Di Françesko një edicion më parë, në krye të Romës, befasoi europën me atë eliminim  të bujshëm që i bëri Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Më vonë, trajneri u shkarkua nga Roma për të marrë sërish timonin e një ekipi italian. Ai merr vëndin e Xhampaolos që u zyrtarizua këtë javë te Milan.

Dhe fryma e re e teknikut, duket se ndihet shpejt, pasi ish skuadra e Mançinit dhe Vialit, sapo ka zyrtarizuar dakortësinë me mbrojtësin  e  Kievos, Depaoli, me të cilin presidenti i Sampdorias Masimo Ferrero, ka nënshkruar deri në 30 qershor 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!