Plas te Breshia, Ndoji largohet…
Emanuele Ndoj me valixhe në duar. Pas problemeve me drejtuesit, lojtari që ndihmoi Breshian të ngjitej në Serinë A, pritet të ndryshojë destinacion. Arsyeja e largimit nga Breshia, për shkak të marrëdhënieve të këqija mes presidentit Celino dhe agjentit të futbollsitit nga Rubiku, Mario Giufredi.
Sipas ‘BresciaOggi’, e ardhmja e Ndojit, mund të jetë drejt Milanit në ndërtim. Shanset për një lëvizje të tillë, shtohen dhe nga fakti që skuadra nga Milano do të drejtohet nga Xhampaolo që pëlqen futbollistin tonë të kombëtares kuqezi.