Lotito hap ankandin për Milinkoviç-Saviç…
Presidenti Klaudio Lotito i hap rrugë shitjes së mesfushorit serb Sergej Milinkoviç-Saviç. “Te Lacio ne mbajmë vetëm ata që kanë kënaqësinë të qëndrojnë, – tha presidenti i Lacio për “La Gazzetta” – Nëse dëshiron të ndërmarrë aventura të reja, ne nuk do ta kundërshtojmë atë”, – shtoi numri një i lacialëve.
24-vjeçari Milinkoviç-Saviç është një nga zbulimet e drejtorit Igli Tare. Aktualisht ai është një “xhevahir” i lacialëve, emri i të cilit sidomos në këtë periudhë merkatoje është ndër më të lakuarit. Kuptohet, Lotito do të kërkojë të përfitojë sa më tepër nga shitja e mesfushorit. Ankandi është hapur…