Marko Xhampaolo, trajneri i ri i Milanit…

Ajo çka përflitej, sot është zyrtarizuar. Marko Xhampaolo në pankinën e Milanit, ish trajneri i Sampdorias, është trajneri i ri i Milanit. Ai ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me kuqezinjtë, me opsionin për rinovimin edhe për një vit të tretë.

Ardhja e Xhampaolos në stolin e Milanit, pritet të sjellë ndryshime të shumta edhe në organikë, por edhe në mënyrën e lojës, pasi kuqezinjtë ishin ndërtuar sipas modelit të Montelës dhe Gatuzos, të dy fansa të rreshtimit 4-3-3, ndërsa tekniku 52-vjeçar luan me romb, 4-3-1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!