Emri i Nestës, më impresionues se i Grosos!

Alesandro Nesta, një emër i madh i futbollit Italian dhe në veçanti i familjes “kuqezi” të Milanit, do të jetë trajneri i ri i Frosinones, e cila nuk arriti të mbijetonte dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Seria B.

43-vjeçari Nesta, që më parë ka drejtuar skuadrën e Majamit në MLS, ka arritur akordin me drejtuesit dhe javën e ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja, që ish-yllin e Milanit do ta zyrtarizojë në krye të pankinës së Frosinones.

Pretendent për t’u ulur në pankinën e Frosinones ishte edhe një ish-axurr, ish-kampioni i botës, Fabio Groso, që ka punuar me të rinjtë e Juves, por edhe me Barin dhe Veronës. Por duket emri i Alesandro Nestës ishte më impresionues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!