Prezantohet Joviç, Reali e bën festë…

 Para pak minutave, në “Santiago Bernabeu” të Madridit, është prezantuar futbollisti më i ri i Real Madrid, Luka Joviç. 21 vjeçari serb i ardhur nga Eintraht Frankfurt, pasi ka kaluar vizitat mjeksore, ka përfunduar në impiantin kryesor të skuadrës teksa përballë mijra fansave të bluzës së bardhë, ka kryer ritin e prezantimit zyrtar.

Shumë ovacione, me Joviç që nuk nguroi të përshëndetet me të gjithë, të  godasë topat e parë si madrilen e të fotografojë me fanelën e galaktikëve. Në pritje të prezantimit të Eden Hazard, parashikuar me 13 qershor, klubi i Realit, duket se po i qëndron tradites, duke i prezantuar yjet në mënyrë “mbretërore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!