Hazard, “mbreti”i ri, nesër prezantimi…


Nesër në orën 19 00, Eden Hazard, do prezantohet nga Real Madrid në një atmosferë madhështore në “Santiago Bernabeu”. Vëmendje maksimale…

Pas prezantimit brilant të Luka Joviç sot në “Bernabeu”, një tjetër futbollist me përmasa botërore do të prezantohet nesër në kryeqytetin spanjoll. Këtë radhë, bëhët fjalë për belgun Eden Hazard, konsideruar si goditja më e madhe e galaktikëvë gjatë verës së fundit.

28 vjeçari dhe klubi madrilen, gjetën akordin  për një shifer 100 milon euro plus bonuset teksa nesër, benjamini i ri i shpallur i ‘Los blacos’, do të shkelë për herë të parë si “mbret” në stadiumin e gjigandëve të Spanjës.

Është përcaktuar edhe axhenda e kalvarit të një dite magjike nga klubi i Florentino Perez. Prezantimi për yllin e ri të Real Madrid, do të nisë nesër në orën 19 00.

Paraprakisht mesfushori sulmues, do të kryejë kontrollet mjeksore për t’ja lënë vëndin më pas, njohjes me gjithçka mbart klubi i Rael Madrid. Pritet që në prezantimin e Hazard, “Santiago Bernabeu”, të marrë përmasat e një ndeshje të madhe, teksa në shkallë, parashikohet të ketë numër record tifozësh. 

Me fjalë të tjera, prezantimi e Eden Hazard, me fanelën e Realit, përllogaritet  të tërheqë vemendje maksimale e mediatike nga e gjithë bota sportive. Nesër në 19 00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!