“Kemi filluar të mendojmë për Europën”…

Trajneri kampion i Partizanit, Skënder Gega, në intervistën e tij të fundit për këtë sezon. në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ndaj Luftëtarit, ka deklaruar:

Të rinjtë – “Të jem i sinqertë, ky grup i U-19 është bashkuar vetëm para dy ditësh, kanë bërë dy seanca stërvitore. Është e vështirë të them se deri ku mund të shkojnë, por për mua, janë me fat që kanë veshur fushën e Partizanit, si kampionë”.

Ndeshja – “Pjesa e parë tregoi që është një ekip i ardhur një orë e gjysmë përpara me autobus, ishim të lodhur. Pjesën e dytë, bëmë disi më mirë. Në fund, Çinari e mbylli ashtu siç di ai”.

Europa – “Kemi filluar të mendojmë për Europën. Po punojmë me klubin jo vetëm për Europën, por dhe për kampionatin”.

Telushi dhe Trashi – “Unë dua që të jenë kënaqur me ndeshjen. Janë profesionistë dhe mes Tiranës, Flamurtarit e Partizanit ka lidhje historia. Unë nuk pata mundësinë ta shikoj takimin mes Tiranës dhe Flamurtarit, pasi isha i zënë në Gjirokastër”,- përfundoi Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!