Mema: Shpresojmë ta fitojmë Kupën…

Trajneri i bardhebluve Ardian Mema, pas ndeshjes ndaj Flamurtarit ka marrë frymë i lehtësuar. Makthi i mbijetesës është kaluar. Madje, pas ndeshjes, për Supersport ai do të deklaronte se Tirana do të bëjë maksimumin për ta fituar Kupën e Shqipërisë në finalen e së dielës ndaj Kukësit.

I çliruar? “Pjesa e parë ka qenë me një ngarkesë psikologjike ekipi. Pjesa e dytë, me golin, u lirua disi skuadra. Vlora na vuri edhe në vështirësi, në pjesën e parë. Pastaj, kuptohet, ne kemi kaluar një stres të madh. Stres ishte dhe ndeshja në Laç. Dua të falënderoj çunat, sidomos tani në finish, kanë bërë ndeshje të mira. Shpresoj që ndeshjen e ardhshme, të jemi më të qetë psikologjikisht, dhe të shprehemi si duhet. Shpresojmë ta fitojmë Kupën”.

Çfarë të pëlqeu? “Më pëlqyen golat, ishin të bukur dhe i shijova. Doja që Hasani të dilte golashënues i kampionatit. Luan sulmues i dytë, dhe për kontributin që ka dhënë e meritonte këtë trofe individual”.

Finalja e Kupës? “Kur je në stres, është e vështirë të përgatisësh ndeshjen. Duhet të punosh psikologjikisht, t’i motivosh, më shumë se të shpjegosh manovra. Ekipi erdhi duke e rritur lojën. Ndeshja me Kukësin, do jetë më e lehtë për ta përgatitur. Tani shkojmë edhe të qetë drejt finales. Do bëjmë maksimumin për ta fituar atë Kupë”.

Pse me kaq vonesë? “Çdo gjë do kohën e vet. Tirana ka ardhur duke e rritur lojën. Ka pasur oshilacione, por e kemi rritur lojën. Një trajner, që të mirëformohet, duhet të ketë karakterin sportiv. E mbani mend Tiranën si pësonte gola, një kundërshtar vetëm ne na kthente ndeshjes. Prandaj e thashë, që duhet kohë për të arritur këto rezultate, dhe këtë mënyrë loje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!