Infantino, kreu i FIFA-s, uron Partizanin!

Urimet për titullin kampion te Partizani nuk kanë të sosur. Brenda dhe jashtë vendit. Edhe numri 1 i futbollit botëror, Xhani Infantino nuk ka munguar t’i urojë të kuqtë. Presidenti i FIFA-s e ka dërguar urimin e tij në FSHF, e cila ka publikuar mesazhin e urimit që u dërgohet zakonisht skuadrave fituese në shtete të ndryshme në përfundimin e sezonit.

“U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Më jep kënaqësi të madhe t’i uroj për titullin e parë kampion që nga viti 1993 dhe të 16 në histori.

Ky është pa dyshim rezultati i përpjekjeve dhe punës të palodhshme, dhe të gjithë ata që janë përfshirë mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Do ju isha mirënjohës nëse ju do t’u përçonit urimet lojtarëve, trajnerit, administratës, stafit teknik dhe mjekësor, ashtu si edhe tifozëve. I nxis ata të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri dhe motivim.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falënderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, që ndihmoni në shpërndarjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe mbroni praktikimin e kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve”, shkruhej në mesazhin e Infantinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!