Edhe Hoxha, lamtumirë Luftëtarit!…

Pas mesfushorit fierak Albano Aleksi dhe portierit elbasanas Shkëlzen Ruçi, nga radhët e skuadrës gjirokastrite largohet edhe një futbollist tjetër titullar.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Rustem Hoxha, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shpallur largimin nga Luftëtari.

Durrsaku 27-vjeçar, pas një përvoje njëvjeçare te Kukësi, këtë sezon u bashkua me gjirokastritet, duke u aktivizuar në 24 ndeshje dhe shënuar një gol ndaj Partizanit në Kupën e Shqipërisë.

Mbrojtësi Rustem Hoxha ndërsa falenderon Luftëtarin, por nuk e rrëfen destinacionin e tij të ri, nëse do t’i bashkohet Teutës, skuadrës së qytetit të tij të lindjes, apo ka synime të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!