Vendos FSHF: Partizani, kurorëzimi të dielën

Ndryshe nga sa ishte deklaruar, të dielën ndaj Kukësit, FSHF-ja i dorzon titullin Kampion Partizanit në “Selman Stermasi”

Në javën e 33-të, pas fitores së derbit me Tiranën, të kuqtë e Partizanit, fituan edhe matematikisht titullin kampion të Shqipërise, i 16-ti në historinë e tyre 72-vjecare. Të dielën, në ndeshjen e javës së 35-të, në përballjen ndaj rivalit të tyre për titull, skuadrës së Kukësit, futbollistët e Partizanit do të ngrenë lart trofeun e fituar.

Burime të sigurta të “Sporti IM“, kanë mësuar se FSHF-ja, po përgatitet ta kurorëzoje Partizanin pikërisht këtë të dielë, pasi kjo është edhe ndeshja e fundit që të kuqtë do të luajnë në Tiranë përpara tifozëve të tyre. Për këtë, edhe klubi i kuq, është lajmëruar, por edhe FSHF po përgatitet për të kryer ceremoninë e rastit me të gjithë madhështinë që kërkon dorëzimi i kampionit të Shqipërisë.

 Pra, Kupa e Kampionit. nuk do të jepet në javën e fundit, atë të 36-të që Partizani do ta luajë në transfertë, në Gjirokastër, por pikërisht këtë të dielë, në ndeshjen ndaj Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!