Tirana e përforcuar, me “12 lojtarë” në Laç…

Bardheblutë e Tiranës, të dielën do të përballen me Laçin, në kuadër të javës së 35-të, në një ndeshje ku do të përcaktohen edhe fatet e skuadrës kryeqytetase.

Duke pare rëndësinë e këtij takimi, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me drejtuesit dhe presidencën, tifo-grupi “Tirona Fanatics” ka lëshuar “kushtrimin”.

Ndërmjet një postimi në “Facebook”, ata bëjnë thirrje për të qenë në Laç në mbështje të skuadrës së tyre, e cila ka nevojë për “lojtarin e 12-të” bardheblu, në fushën e skuadrës kurbinase të Laçit.

Ja dhe apeli i “fanatics”-ace:
TE DIELEN NE LAC!

Tirona ka nevoje per tifozet e saj, ne cdo kohe, e erret apo e arte qoft ajo!

Tifozet e Tirones, Fanatics jane pjese e pandashme e historise se sportklubit perkunder marrezive qesharake dhe pretendimeve te ish presidentit…

Ne do te jemi ne lac, VETEM PER EMRIN E MODH TE TIRONES!

#MeFanatics

#PerTironen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!