Përgënjeshtron largimin e Gjokës, por…

Nga stafi teknik i skuadrës shkarkohet zv.trajneri Rrahman Hallaçi, ndërkohë që fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe vendi i dytë, shansi i Gjokës për të vazhduar detyrën.

Klubi i Kukësit, nëpërmjet një njofitimi për shtypin, është përpjekur të fashisë zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Gjoka, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Drejtuesi e skuadrës kuksiane janë munduar ta paraqesin të qetë gjendjen në radhët e skuadrës së tyre, ndërkohë që zv.trajneri Rrahman Hallaçi është shkarkuar nga detyra.

Po ta lexosh me kujdes njoftimin e klubit kuksian, nëpërmjet rreshtave kuptohet dhe stafi drejtues, duke mos përjashtuar trajnerin Ernes Gjoka, kanë edhe një mundësi tjetër për ruajtur pozicionet e tyre.

Njoftim i klubit kuksian!

“FK Kukësi i konsideron të pavërteta lajmet e përhapura sot në medie, sikur në bankinë do të jetë një nga trajnerët aktualë që drejton për momentin një tjetër ekip të Superligës.

Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështeje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.

E gjithë vëmendja është përqëndruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit. Lajme të tilla, perveçse të pavërteta, synojnë të sjellin shpërqendrim te ekipi, por përvoja e lojtarëve dhe stafit bëjnë që përgjegjësia të jetë tepër e madhe.

Ekipi është përqëndruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Europë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!