Bylis “poker”, nis festa në Ballsh…

Në ndeshjen e fundit në grup, Bylisi e mbyll me “poker” golash. Ballshiotët shpartalluan 4-0 Besën, ku Guindo (2’, 28’), Lamçja (11’) dhe Peposhi (47’) ishin autorët e golave të Bylisin, në një takim, ku skuadra kavajase ishte vetëm figurante në fushë.

Për të festuar rikthimin në Superiore pas katër sezonesh, drejtuesit e klubit mallakastriot të Ballshit kanë paralajmëruar një koncert festiv, për të festuar me tifozët e tyre, ku janë të ftuar këngëtarë të shquar të vendin, që do të japin atmosferë festës së ballshiotëve.

Në mesin e javës së ardhshme, Vllaznia në grupin A do të ndeshet me Bylisin, për të përcaktuar skuadrën kampione të Kategorisë së Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!