Ardian Limani, përforcimi i parë i Partizanit?

Mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës së Dritës, me shumë gjasa, sezonin e ri do të jetë pjesë e kampionëve të Partizanit. Gjilanasi 25-vjeçar, Ardian Limani, kontrata e të cilit përfundon në qershor me skuadrën kosovare, është shprehur se është kontaktuar nga klubi i kuq Tiranës, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Po kam pasur kontakte me Partizanin. Ata janë shumë të interesuar të nënshkruajnë me mua, por që ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje”, – ka thënë Limani për Telegrafin.

“Partizani është njëra nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe më vjen mirë që më kanë vlerësuar dhe më kërkojnë. Personalisht ende nuk kam vendosur nëse do t’i bashkohem atyre, do të vazhdojë me Dritën, apo do të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër. Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkanit, do t’i analizojë të gjitha ofertat dhe do të marrë vendimin përfundimtar”, – ka deklaruar mbrojtësi Limani.

Gjilanasi konsiderohet si një nga lojtarët më të kompletuar në futbollin kosovar. Mundësia e tij për të kaluar në radhët e Partizanit bëhet e besueshme, pasi qendërmbrojtësi Ezgon Belica, ka një ofertë nga Turqia, e cila mesa duket, e ka dyzuar 28-vjeçari strugian për të vendosur për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, nga “të kuqtë” e Partizanit, nuk ka asnjë shenjë, qoftë për largimin e Belicës, por edhe për kontaktet dhe afrimin e kosovarit Ardian Limani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!