Tirana rrezikon Superioren, Teuta, Skënderbeu e Flamurtari në fitore…

Java e 34-t nuk pati surpriza. Kësisoj edhe enigmat mbetën, si për zonën Europa League, ashtu edhe në luftën për mbijetesë midis Tiranës dhe Katriotit. Gjithçka e hapur…

Tirana – Kastrioti 0-0

 Në “Selman Stërmasi” ka një finale mbijetese. Dy pikë diferencë dhe krutanët me “mandatin” e sfiduesit, u hodhën në fushë me synimin e vetëm që të mos dilin pa pikë. Fillimisht janë miqtë që i afrohën portës së Likës, të rikthyer në kuadrat pas shumë javësh, por më pas, Tirana e “trembur”, nis të shohë përpara. Një mundësi në të 14-tën e krutanëve, do pasohet nga mundësia më e mirë e bardhebluve të cilët  në minutën e 19-të pikërisht me anë të numrit 19 të Tiranës Eni Imami, mund të realizonin golin e parë në këtë takim. Krosimi i Hoxhallarit nga e majta, gjën mbrojtësin në vijën e parë, ndërsa goditja me kokë, përfundon në tra.

 Në fraksionin e dytë, Tirana zgjohet dhë  ndërmerr disa askione me protagonist Ngo. Është anglezi që bën “anglezin” teksa në 54-tën shmang disa mbojtës dhe nga pozicioni në të djathtë, jep asistin vendimtar. Mbi vijën e portës ndjek Hasani, që çuditërisht nuk mund Çekrezin. Por Majkëll Ngo, kthehet sërish në protagonist. Këtë herë është vetë “gjigandi” që sfumon dy mundësi të “arta” me kokë në të 68-ën dhe 70-tën. Nga ky moment, janë krutanët që nisin të insistojnë e diktojnë, teksa me shumë forca duelojnë në gjysmëfushën vëndase. Në të 76-tën, krutanët arrijnë të shënojnë një gol që vjen e anullohet në çast për pozicion jashtë loje. Pa kaluar dy minuta lojë, është Vatnikaj i hedhur në fushë nga Devolli në fraksionin e dytë, që provon reflekset e veteranit Ilon Lika. Gjuajta e sulmuesit krutan, ndalet mrekullisht nga gardiani bardheblu. Në fund, pas 4 minutave shtesë, vjen sinjalizimi i gjyqtarit maqedonas verior, Dimitar Mechkarovski, që sinjalizon fundin e bardhë në shifra, dhe fundin” e zi” për njërën nga skuadrat. Njëra prej tyre, tashmë do t’i nënshtrohet verdiktit të rëndë, zbritjen. Punë “dy” javësh…

Flamurtari – Laçi 1-0  (Batha 26′)

Flamurtari duket se nuk do t’ia dijë për situatën kaotike me financat dhe problemet me dokumentacionit. Madje as deklaratat e djeshme e Pollozhanit, ndërsa i kujtoi klubit se kontrata e zezë mbi të bardhë, është determinante në kohët e sotme. Sot në fushë, ekipi i Ilir Dajes, që me gjasë do t’i thotë lamtumirë Vlores në fund të kampionatit, kaloi në shifra 1-0 Laçin e Staroves. Goli i Bathes në të 26-tën, i mjaftoi vendasve për të  parakaluar pikërisht bardhezinjtë në renditje. Kurbinasit tashmë në vështirësi, Europa gjithnjë e më larg.

Kukësi-Skënderbeu-0-3 (Muzaka 2′ Bregu 26′, Pervan 90′)

Muzaka me 11-metërsh, Bregu dhe Përvan, turpëruan skuadrën verilindore në Kamzë. Verilindorët, totalisht në një ditë të errët u kapen mat, nga një aksion i minutës së dytë, ndërsa miqtë fituan një penallti të shkaktuar nga Musolli. Por korçarët, falë lojes kombinative me protagonist Gripshin e Krasniqin, nxjerrin në pozicion goli vlonjatin Dejvi Bregu, cili në të 26-tën dyfishon shifrat.

Për të mbyllur diten e errët të kuksianëve, dhe njëherazi llogaritë, mendon Pervan. Kroati depozitoi  në portë në minutën e 90-të një top të pasuar saktë nga Nazmi Gripshi. Edhe pse Skënderbeu mbeti pa Muazkën dhe Krasniqin në fund, shënimi i të tretit, çertifikon një fitore të vyer të juglindorëve ndaj rivalit të dekadës së fundit Kukësit.

Teuta-Partizani 2-0 (Progri 34′, Kallaku 52′ (p)

Dueli mes Teutës dhe Partizanit, shpallur kampion matematikisht javën e kaluar, dhuroi dy gola të rëndësishëm për skuadrën e Bledi Shkëmbit. Fillimisht ishi i Partizanit, Progri dhe më pas Kallaku i dalë edhe ky nga klubi i kuq, bënë detyrat ndaj kryeqytetasve që sa duket, kanë nisur të mendojnë për kupat e Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!