Shkëmbi: Ka edhe dy ndeshje të vështira

Trajneri Bledi Shkëmbi, pas fitores 2-0 të Teutës ndaj Partizanit, u shpreh i kënaqur 3 pikët e fituara. Por ndërkohë, u shpreh se nëse të kuqtë do të ishin me formacionin e tyre të plotë, ndeshja mund të ishte ndryshe. Gjithsesi, Shkëmbi tha ende asgjë nuk ka përfunduar, ndërkohë që deklaroi se Teuta ka nevojë për përforcime për Kupa e Europës.

“Kryesore ishte që morëm 3 pikë, Partizani pa shumë titullar dhe nuk ishte e njëjta ndeshja. Kemi punuar gjatë gjithë javës për të qenë serioz, pavarësisht se luanim kundër një ekip pa shumë pretendime. Asgjë nuk ka mbaruar akoma dhe ka luftë edhe për dy ndeshjet e mbetura.

Jam bindur që do vazhdojmë rezultatet pozitive, kemi kaluar problemet psikologjike me stërvitje dhe fat. Të duhet pak fat të kalosh situata të tilla. Ky grup, stafi ka edhe dy ndeshje të vështira, ne  e dimë se ku i kemi pikat e forta apo të dobëta por të mbaroj sezoni dhe më pas do të mendojmë për përforcimet për Kupat e Europës”, tha Shkëmbi pas ndeshjes në mikrofonin e Supersportit.

Ndërkohë, para ndeshjes, futbollistët e Teutës përshëndetën dhe uruan skuadrën e Partizanit për fitimin e titullin e 16-të kampion të Shqipërisë, tri javë para përfundimit të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!