Starova: Gabuam, nuk dhamë maksimumin

Trajneri i kurbinasve Sulejman Starova, pas humbjes së Laçit 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë, është shprehur i pakënaqur me lojën që ka zhvilluar skuadra e tij, edhe pse ishte një ndeshje tepër e rendësishme për pozicionimin në renditje.

“Pësuam një gol që duhej ta shmangnim. Kishim dhe mundësitë të shënonim. Edhe disa titullarë nuk dhanë maksimumin në aspektin cilësor. Kur flas për cilësi, kishim raste për të shënuar. Në fund, lojtari ynë mund gjuante, por vendosi të driblonte. Nuk kemi luajtur sot si në takimet e tjera në transfertë. Të shohim dhe këto dy ndeshje dhe pastaj të mendojmë për pas kampionatin. 

Ne kishim mundësi me Partizanin të fitonim. Është e vërtetë për sa i përket statistikave. Më pas, skuadra humbi në drejtim të pikëve. Po të fitonim me Kukësin dhe Partizanin, do të ishim sot më shumë komodë. Kemi qenë dhe pak të pafat. Flamurtari nuk e ka presionin siç e kemi ne. Kishim një finale të parakohshme. Flamurtari kishte një motiv për të na kundërshtuar ne, qoftë për të marrë dhe një vend të katërt”, – deklaroi Starova pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!