Tirana-Kastrioti, gjyqtarë të huaj…

Super-takimi i javës së 34-t, ai Tirana-Kastrioti, që do të startojë në orën 16:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit të boshatisur, do të drejtohet nga “ekip” gjyqtarësh të huaj nga Madeqonia e Veriut.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi për mbijetesë në Superiore, i cili do të përcaktojë me shumë gjasa edhe skuadrën që sezonin e ardhshëm do të zbresë në Kategorinë e Parë, FSHF ka vendosur të pranojë kërkesën e klubit bardheblu të Tiranës, që këtë takim ta gjykojnë gjyqtarë të huaj, të cilët do të jenë edhe më të lirshëm dhe të pandikuar nga presionet e jashtme.

Mbrëmë vonë, insticioni i futbollit shqiptar, ia ka arritur që për takimi Tirana-Kastrioti, të sigurojë një treshe gjyqtarësh nga Maqedonia e Veriut, të cilët do ta japin drejtësi në këtë takim kaq të rëndësishëm për të dyja skuadrat rivale. Emrat e gjyqtarëve maqedonas, ende nuk janë bërë të ditur, veç faktin që ata janë gjyqtarë të FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!