Kukësi, shansi i fundit për Skënderbeun…

Ky ka qenë mesazhi i trajnerit Orges Shehi, para ndeshjes së nesërme ndaj Kukësit. Në këtë përballje, Skënderbeu nuk do të ketë të gatshëm në fushë kapitenin Marko Radas, Kaba Samboun, ashtu sikurse edhe Oto Xhonin, që të gjithë të dëmtuar.

Tekniku durrsak, në analizën e tij në prag të këtij takimi, edhe pse nuk e ndien veten komod përballë kundërshtarit të radhës, shprehet se skuadra e Skënderbeut, pavarësisht mungesave, do të përpiqet për të marrë maksimumin në fushën e lojës.

“Është ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi shumë të fortë. Është ndeshja e fundit për objektivat tona. Do e tentojmë me gjithë forcën, edhe pse do të kemi shumë mungesa. Nuk është situata e mirë. Radas nuk është bashkuar me grupin dhe ka problem muskulor. Na u dëmtua edhe Kaba. Do të luajë Lulaj, i cili kthehet pas disa muajsh dhe ende nuk ka formën më të mirë. Kemi edhe Pëllumbin, këta janë dy qendërmbrojtësit në ekip. Edhe Oto Xhon nuk është në gjendje të luajë”, – ka shtuar Shehi për RTSH Sport.

Pavarësisht problemeve, trajneri i korçarëve ka deklaruar se Skënderbeu do të ketë besim se mund ta kalojë me sukses sfidën me verilindorët. “Besim duhet të kemi. E kemi treguar që edhe në ndeshje të vështira kemi marrë maksimumin, madje edhe kur askush nuk e ka pritur. Do të luftojmë me mundësitë që kemi”,- përfundoi trajneri Shehi, në prag të ndeshjes ndaj Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!