Daja: Fitoren ia dedikoj qytetit të Vlorës

Trajneri i vlonjatëve, Ilir Daja, pas fitores 1-0 ndaj Laçit, pas ndeshjes ka deklaruar se këtë fitore, e fundit në Vlorë, ia dedikon qytetit, i cili e ka mbështetur skuadrën edhe në situate të vështira.   

“E kishim si qëllim që ta mbaronim këtë kampionat, edhe pse ka dhe 2 javë të tjera, sepse është ndeshje e fundit që bëjmë në Vlorë. Do doja ta fitonim, dhe ia dedikoj gjithë qytetit të Vlorës, që na ka mbështetur edhe në momente jo të mira. Për lojën, bëmë një pjesë të parë të kontrolluar. Gjithë kohës ishim në posedim të topit, patëm pak probleme në fillimin e pjesës së dytë, por duke pasur lojtarë të rinj në lojë, do vinin edhe këto probleme. Kemi humbur disa raste, pasi Laçin e kapëm në kundërsulm disa herë. Ajo që të jep kënaqësi është se edhe lojtarët e rinj që sot ishin në fushë, patën një ndërthurje të mirë. E merituam fitoren, dhe i shkon gjithë qytetit”, – u shpreh Daja në Supersport.

Trajneri kryeqytetas, foli edhe për të ardhmen e tij, duke u shprehur se në situate do të ndryshojë, ai ka dëshirë ta vazhdojë punën me skuadrën e Flamurtarit, duke e lënë gjithçka të hapur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!