Ankth për Elbasanin, përfundon në play-out

Elbasani fiton me Turbinën 4-2 dhe mbetet për një gol (i duhej fitorja me tre gola) në zonën “play-out”. Gjithçka ngjau sot në derbin Elbasani-Turbina luajtur në “Elbasan Arena”. Emocione pa fund, me vendasit që i shkojnë shumë pranë shënimit të golit vendimtar.

E nëse në grupin B, skuadra dy herë kampione e Shqipërisë, Elbasani, nuk ia doli të evitojë takimin shtesë, në grupin A Shënkolli i Lezhës i bëri mirë detyrat e shtëpisë, duke mundur 2-1 Veleçikun dhe parakaluar pikërisht kopliaksit, që sikundër elbasanasit, për të qëndruar në Kategori të Parë, do ju duhet takimi “play-out”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!