Vllaznia pret Bylisin, të tjerat formalitet
Sot me takimin Bylis-Besa, kampionati i Kategorisë së Parë, ul siparin. Mbetet për t’u luajtur edhe ndeshja Vllaznia-Bylis, si fituese në të dy grupet, për të përcaktuar edhe kampionen e kësaj kategorie, ndërkohë që të dyja këto skuadra sezonin e ardhshëm do të luajnë në Superiore.
Të shtunën, edhe në shtëpinë e tij, në “Elbasan Arena”, skuadra e Elbasanit mundi të fitonte me 3 gola diferencë për të shmangur “play-off”-in. Fitoi 4-2. Takimet e tjera nuk kishin interes, thjeshtë u zhvilluan për të respektuar kalendarin.
Vora dhe Tomori kanë zbritur në Kategorinë e Dytë, ndërsa Veleciku dhe Elbasani do të luajnë në dy skuadrat e dyta të Kategorisë së Dytë për të fituar të drejtën për të vazhduar të qëndrojnë në Kategorinë e Parë.
Ja dhe rezultatet e arritura në javën e 27-të të Kategorisë së Parë:
Grupi A, play-off
Dinamo-Besëlidhja 2-2 (Sefa 48′, 73 /Isiaga 60′, Hoxha 75′)
Vllaznia-Erzeni 1-0 (Gurishta 44′)
Korabi, pushim
Grupi B play-off
Orikumi-Egnatia 4-3 (Bocaj 43′ Capoj 45′, Angel 60′, Sinaj 67’/ Branica 42′, 54′ 69′)
Lushnja, pushim
Grupi A, play-out
Shënkolli-Veleçiku 2-1 (Përgjini 24′, Danaj 57′, Bega 65′)
Iliria-Vora 3-2 (Zuna 44′, Xhabrahimi 47′ Doçi 61’/ Sadiku 18′, Kovaçi 37′)
Burreli, pushim
Grupi B, play-out
Tomori-Pogradeci 2-3 (Dobra 19′, Dyca 93′ / Jahaj 39′, Pura 53′, Topllaru 91′)
Elbasani-Turbina 4-2 (Mici 8′ 35′ , Suvaria 31′, Koldashi 90’/ Peqini 15′, Gjeçi 61′)
Apolonia, pushim