Lihtshtajner, “i lodhur” nga Arsenali…

Ish-juventini zvicerian po bëhet gati për lamtumirën me londinezët në fund të sezonit me pak kënaqësi: “Unë nuk mendoj se do të qëndroj”.

Aventura e çuditshme me Arsenalin, pas shtatë sezoneve dhe shumë titujve me Juventusin, për zviceranin Stefan Lihtshtajner mund të përfundojë shumë shpejt.

Intervistuar nga “Evening Standard”, zvicerani nuk e ka fshehur zhgënjimin për mungesën e aktivizimit nga tekniku Unai Emeri: “Më duket mjaft vështirë të mbetem, por do të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk di asgjë”.

Megjithatë, në moshën 35-vjeçare Lihtshtajener është pranë një suksesi kontinental. “E vetmja gjë e rëndësishme është finalja e Europa League, dua ta fitoj këtë kupë. Fatkeqësisht kemi humbur shumë pikë në ligë. Kemi qenë edhe të pafat, por ne duhet të pyesim veten më shumë”, – ka deklaruar zvicerani i “Topçinjve”, që do të përballet në finalen e Bakusë me blutë e Çelsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!