Reagimi i Sitit, akuzat krejtësisht të rreme

Klubi anglez i Mançester Sitit nuk i ka përtypur akuzat e ngritur ndaj tij, për parregullsi financiare në vitin 2014. Ai ka nxituar dhe ka dolë në një qëndrim zyrtar ku mohon kategorikisht këto raporte, duke theksuar se është duke bashkëpunuar me “Grupet e Kontrollit të Financave të Klubeve dhe Komitetin e Investigimit” (CFCB IC) të UEFA-s për të zbardhur akuzat e ngritura.

“New York Times” publikoi një artikull ditën e hënë, ku bëri me dije se Mançester Siti rrezikon të përjashtohet një sezon nga Champions League, për shkak të dënimit që pritet të marrë nga UEFA për shkelje të “fair play” financiar. Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme dhe një dëshmi gjithëpërfshirëse e këtij fakti, i është dhënë ICCB CB”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Mançester Sitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!