Sarri prapaktheu, piketohet Lampard…

As fitorja e Europa League nuk duhet ta shpëtojë Mauricion, pavarësisht se ka një kontratë deri në qershor 2021

Kapitull i ri mund të nisë lidhur me të ardhmen e trajnerit Sarri. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Çelsi është gati ta shkarkojë trajnerin italian.

Pas shumë fërkimeve me kompaninë, presidentin dhe shumicën e tifozëve. As fitorja e Europa League nuk duhet ta shpëtojë Mauricion, pavarësisht se ka një kontratë deri në qershor 2021.

Në ndodh kjo, Sarri mund të kthehet në Serinë A. Skuadra e Milanit ka shprehur mjaft interes për të dhe Sarri duket se është në “pole-position” për t’u ulur në stolin e “djajve”.

Shumë i kërkojnë shërbimet e ish-trajnerit të Napolit. Interes për Sarrin ka shfaqur edhe Roma, që është në kërkim të një trajneri të ri, nëse bie pista Gasperini.

Ndërkohë, në kampin blu të Londrës, flamuri i përjetshëm i këtij klubi, Frank Lampard që aktualisht drejton Derbi Kantin, është piketuar si pasues i Sarrit në rolin e trajnerit të ri të Çelsit.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet pas finales së Bakusë, ku Arsenali do të përballet me Çelsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!