Shkëmbi i kënaqur: Na buzëqeshi fati sot

Trajnerit Bledi Shkëmbi i kthehet buzëqeshja, pikërisht në Korçë, në qytetin e lindjes. Në krye të Teutës ai mundi 2-1 ish-skuadrën e tij, Skënderbeun, duke rrëmbyer një 3-pikësh të çmuar, që i rendit durrsakët në vendin e tretë.

“Fituam kundër një kundërshtari të vështirë, u kthyem të luajmë futboll të mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. I lumtur edhe duke pasur parasysh të kaluarën time, natyrshëm që më kënaq që fitoj në Korçë, por Skënderbeut i uroj të ecë sa më shumë para”, tha ai për “Supersport” pas sfidës.

“Patëm probleme, patëm pothuajse gjatë gjithë javës dëmtime, shumë lojtarë shtrënguan dhëmbët. Për fat të mirë na buzëqeshi edhe fati sot dhe ndeshja u kurorëzua me këtë fitore. Partizani kampion? Ai që fiton titullin për mua e meriton, çdo ekip në atë vend do të thotë që e ka merituar”, ishin fjalët e Shkëmbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!