Devolli: Fati i sezonit, në duart tona…

Kastrioti nuk dorëzohet në garën për mbijetesë. Pas fitores së sotme 2-0 ndaj Flamurtarit, si humbjes së Tiranës ndaj Partizanit, diferenca bëhet vetëm 2 pikë, ndërkohë që ka edhe 3 javë kampionat. Për trajnerin e krutanëve Bledar Devolli tani gjithçka është e mundur dhe Kastrioti tani i ka fatet e tij në duar.

“Fitorja më kënaq, por sot më ka kënaqur më shumë loja e skuadrës. Kemi bërë një 90 minutësh shumë të mirë, kemi fituar ndeshje me rezultat të pastër. Kemi pasur mundësi me shënuar dhe gola të tjerë.

Megjithatë, sërish në 90′ në situata të veçanta nuk dimë ta menaxhojmë ndeshjen si duhet. Por kjo edhe kuptohet, presioni pikëve, por mbi të gjitha janë çuna të rinj që me punë, vetëm me punë, aty në stërvitje çdo ditë, me përkushtim dhe me entuziazëm, me këtë duhet të vazhdojmë deri në fund.

Tani, më vjen mirë për një gjë, që ndeshjet, këto tri të radhës, apo fatin e sezonit e kemi në duart tona, nuk e kemi në duart e të tjerëve. Kështu që, nga nesër në stërvitje, punë, dhe të marrim maksimumin këto ndeshje që kanë mbetur, dhe të arrijmë objektivin, edhe me pak ndihmën e ZOTIT, objektivi që kemi të gjithë, apo ëndrrën, që kemi të gjithë si klub”, tha trajneri Devolli pas ndeshjes ndaj Flamurtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!