Jasir Asani, festa mbërrin në familje…

Kur Jasir Asani nuk pranoi rinovimin e kontratës me Vardarin, të kuqtë e Partizanit, iu rikthyen fort pistës së sulmuesit nga Shkupi. Ishte viti 2017, dhe ëndrra që vjen e bëhet realitet. Por kampioni më i ri i Partizanit, dje nuk ishte në fushë. 23-vjeçari edhe pse ka bërë një super kampionat me fanelën e kryeqytetasve, duke rezultuar pike e fortë referimi, e ndoqi performancën e shkëlqyer të skuadrës së tij, nga tribuna qëndrore duke përjetuar suksesin zyrtar të titullit kampion të Partizanit, mes emocioneve të forta. “Sporti IM”, e pyeti sulmuesin e talentuar se si përjetohet ky titull edhe duke qënë jashtë formacionit për shkak pezullimi.
Asani
Jam shumë i lumtur. Edhe pse titulli kishte javë që e kishte marrë drejtimin, zyrtarizimi sot, është diçka specifike. Sidomos kur ajo erdhi pas fitores në derbi. Kemi përmbushur detyrimin si klub, kemi bërë krenar tifozerinë tonë të mrekullueshme, më të madhen në vënd. Pak rëndësi ka fakti nëse isha në fushë apo jo. Futbollistët dhanë gjithçka nga vetja. Ishte dita e madhe e Partizanit.
Festimet?
Praktikisht ajo nisi zyrtarisht me përfundimin e ndeshjes me Tiranën. Tifozet ishin ata që dhanë sinjalin e parë me atë evadim në fushë. Legjitime. Sikunder në gjithë fushat e skuadrave të elites europiane, evenimente të tilla, kthehen në festë gjithpërfshirëse. Do festojmë sipas axhendës së klubit, por unë personalisht, do festoj edhe në shtëpinë time, me famljarët e mi. Më kanë qëndruar pranë dhe kanë dhënë e marrë emocione sikurse unë.
E ardhmja?
Jam këtu te ekipi kampion. Le të festojmë sepse kemi pritur gjatë. Është mbrëmja e titullit të 16-të. Partizani, ia doli,”-tha ndër të tjera Jasir Asani.