Partizani-Kampion i edicionit të 80-të të Superiores


Derbi numër 154-tër i shkon Partizanit. Të kuqtë, shpallën kampionë të vendit tri javë para kohe. Për Tiranën, sirenat e alarmit. Kastrioti “ngjallet”, Teuta fundos Skënberbeun, ndërsa Kukësi “dorezohet” në Gjirokastër. Kurbinasit fituan në “tavolinë” ndaj Kamzës.

Java e 33-të e Superiores ishte “e kuqe”. Ajo foli për Partizanin, i cili tri javë para mbylljes së sezonit, u shpall kampion i Shqipërisë, një titull plotësisht i merituar dhe që “të kuqtë” e kryeqytetit e prisnin prej 26 vitesh për ta festuar. Ishte titulli i 16-të në koleksionin e trofeve të historisë së Partizanit

Partizani-Tirana 2-1 (Çinari 30′,72’/ Greca 41′)

Të gjithë drejt “Selman Stërmasit” për të ndjekur derbin numër 154 ndermjet Partizanit dhe Tiranës. Vendasit në këtë përballje, të kuqtë e Skënder Gegës , kanë në shkallë mijera tifozë, gati për të shpërthyer. Koerografia e tyre spikatëse. Nuk duan t’ia dine, nëse kanë Tiranën përballë, apo ndonjë skuadër tjetër. Pritja e gjatë prej 26 viteve e ka lodhur shtëpinë e kuqe, ndaj janë gati për festë. Në kahun tjetër, Tirana e halleve të mëdha. Buzë zonës së ftohtë, sot më shumë se kurrë, kërkon pikë. Dita e gabuar… Edhe pse starti i lojës  ishte më i mirë për bardheblutë. Ngo rrezikshëm, shpëton Belica. Më pas rrjedha e minutave sheh “Demat” më kërkues. Fillimisht të kuqtë kanë pretendime lidhur me një ndërhyrje të Abibit ndaj Bardhit jashtë zone, por asgjë. Luhet në çdo centimetër dhe të dyja skuadrat mund të prishin ekulibrat në çast.  Për të ardhur në minutën e 30-të, ndersa Eraldo Çinari, shpik një gjuajtje potente nga mbi 25 metra. Topi përfundon në rrjetë dhe “Selman Stermasi”, ngjan me një “vullkan”. Partizani përpara 1-0. I prtishëm reagimi i Tiranës. Në të 41-tën, Ngo merr përsiper një aksion të shpejtë dhe asiston për Grecën. Futbollisti bardheblu me një qetësi për t’u admiruar, kalibron për 1-1.

Në pjesën e dytë, situata është e njënjtë. Partizani më kërkues dhe Tirana që here- here, merr inisitaivën. Madje dy herë me Kobina dhe Turtulli në 47-ën dhe 67-ën mund të merrte epërsinë. Por jo.  Njeriu i derbit numër 154, atë më të rëndësishmit të  Partizanit, është Eraldo Çinari. Shkodrani me numër 7-të, në minutën e 72-të, ngre peshë për here të dytë impantin me ngjyrë të “kuqe”. Këtë radhë vertikalizimi i Trashit nga e majta dhe gabimi në dalje i Abibit, ia lehtësojnë punën sulmuesit, duke shënuar golin e dytë, historik të këtij  titulli të 16-të kampion të Partizanit.

Minutat e fundit të takimit, mes entuziazmit të vëndasëve dhe  brohoritjeve “Partizani kampion”, Tirana kërkon e dëshpëruar të barazojë. I shkon pranë, mirpo Trashi në vijën e portës, eviton barazimin. Pas 5 minutave shtesë, vjen sinjali i  Kridens Metës që çertifikon zyrtarisht Partizanin kampion për herë të 16-të. Evadimi i fushës nga tifozët e kuq, i ligjshëm. Ka nisur festa e madhe e Partizanit. Të gjithë në delir…

Luftëtari-Kukësi 3-2 (Kanti 6’, Dunga 74’, D.Rapo 81’/Rroca 50’, Uilliam 57’)

Bluzinjtë e Luftëtarit kanë arritur një fitore të çmuar ndaj kuksianëve, e cila tashmë i krijon mundësinë të marrë frymë më lehtë në përpjekjet e tyre për të mbijetuar. Gjirokastritët kaluan të parët në epërsi me anë të Kantit (6’), por në fillimin e fraksionit të dytë e panë veten në disavantazh, pas golave të Rrocës (50’) dhe brazilianit Uilliam (57’). Gjithsesi, ata nuk u dorëzuan, shtuan përpjekjet, luftuan më tepër dhe i’a dolën që me anë të Dungës (74’) dhe Rapos (81’), të fiksojnë shifrat 3-2 të fitores së Luftëtarit. Ndërkohë, humbja ishte një tjetër hap fals për Kukësin, cili në Gjirokastër, i dha fund ëndrrës për ta synuar titullin këtë sezon.

 Kastrioti-Flamurtari 2-0 (Shehu 31, Roxher 55’)

 Në Fushë–Krujë, e kanë të qartë. Lipset fitorja e Kastriotit dhe nëse ajo vjen ndaj Flamurtarit, më e mira do ishte që Tirana dhe Luftetari, kundërshtarët në tabelë, të ndaleshin në takimet e tyre. Gjithsesi, krutanët të mobilizuar në maksimum, arritën të mposhtnin vlonjatët në shifra të pastër, duke mbajtur gjallë shpresat për të qëndruar.  Pas humbjes së Tiranës në derbi, Kastrioti e ka ngushtuar në 2 pikë diferencën me kryeqytetasit, ndaj sfida e radhës mes tyre në “Selman Stermasi”, javen e ardhëshme, vendimtare.

 Skënderbeu- Teuta 1-2 (Krasniqi 85/ Sidibe 4, Bushiç 54)

Në Korçë, përballja delikate mes Skënderbeut dhe Teutes, i ngaju një sfide jo dhe aq të ngarkuar psikologjikisht. Më të vëndosur miqtë që kaluan shpejt në avantazh, duke e vënë në vështirësi skuadrën e Shehit nga Durrësi. Sidibe në të 4-tën dhe Bushiç në të 54-tën, i dërguan në “dy” golat për  Teutën, e cila më pas, edhe pse vuajti “diktatin” e korçarëve, administroi dhe mori tri pikë me shije europiane në këtë transfertë juglindore. Goli i Krasniqit në 85-tën për vëndasit, veçse sherbeu për statistikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!