Gega i përlotur: Endërra që u bë realitet…
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ndryshe nga herët e tjera, në fundin e ndeshjes ndaj Tiranës, ku skuadra e drejtuar prej tij u shpall kampion pas 26 vitesh pritjeje, e kishte tepër të vështirë të fliste.
Ai u përlot, ishin lotë gëzimi, që më së fundi, i gjithë ai mund u kurorëzua me sukses. Dhe Gega, gjen rastin t’i falenderojë ata që besuan tek ai.
”Ëndrra më solli këtu dhe më bëri të marr përsipër këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë. Jam shumë krenar dhe i lumtur për këtë trofe, të cilin ia dedikoj çdo njeriu që më ka mbështetur, Gaz Demit, Olsi Ramës, çunave të skuadrës. Mund të falënderoj mijëra emra, por jam i lumtur që ia dolëm.
Sot është festë dhe nuk dua të merrem me problemet, por vetëm t’u jap meritat të gjithëve, futbollistë, drejtues, aktorë të kampionatit dhe juve si gazetarë. Kur erdha ka pasur edhe paragjykime ndaj meje, por sot jemi kampionë dhe gjithsecilin që ka besuar te unë e Partizani, e falënderoj”, – deklaroi në mikrofonin e Supersportit ndër të tjera trajneri Gega, pas triumfit të Partizanit.
