Për t’u kujtuar në prag të Derbit Nr.154…

Ndeshjet – 153 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës gjatë 80 kampionateve kombëtare ku kanë qenë përballë.

Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 38 fitore. 49 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golaverazhi – 234 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 161 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Rubin Hebaj dhe Grent Halili, në përballjen e 30 tetorit 2018.

Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 4-2, duke siguruar edhe fitoren e parë në derbi. Në ndeshjen e kthimit Partizani do të fitonte 8-0, rezultati i thellë i arritur në derbi.

Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur që u zhvillua në “Qemal Stafa”.

Persekutimi – 19 vite pritjeje dhe 35 ndeshje të humbura iu deshën Tiranës për të arritur fitoren e parë ndaj Partizanit. Në sezonin 1965-66, bardheblutë e kryeqytetit do të fitonin dy here radhazi nga 2-1 ndaj Partizanit dhe do të humbisnin një herë 1-0. Natyrisht që do të shpalleshin edhe kampionë.

Rezultati – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 49 barazime.

Golat – Golin e parë për Partizanin e ka shënuar Hamdi Bakalli, ndërsa për Tiranën, Sami Emiri.

Goleadorët – Indrit Fortuzi (Tirana) është shënuesi më i mirë i derbit me 11 gola të shënuar. Nga 6 gola kanë shënuar Arben Minga, Agustin Kola, Devi Muka (Tirana) dhe Eduard Kaçaçi (Partizani). Ndërsa Ledio Pano dhe Ylli Shehu (Partizani) kanë shënuar nga 5 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!