Nervozizmi i kushton sezonin Paketës!…

Disiplina italiane skualifikon për 3 javë mesfushorin brazilian, i cili nuk kontrolloi nervozimin dhe preku gjyqtarin

Mesfushori Lukas Paketa i “kuqezinjve” të Milanit e ka mbyllur para kohe sezonin. Nervozimi dhe prekja me duar e gjyqtarit, në ndeshjen e mbrëmshme në “San Siro” ndaj Bolonjës, ka bërë që braziliani të skualifikohet për 3 javë, dënim që korrespondon edhe me përfundimin e Serisë A.

Në minutën e 74-t të ndeshjes së fjalë, mesfushori Paketa fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë. Por braziliani nuk i mbajti dot nervat dhe preku me duar gjyqtarin e ndeshjes Di Bello, ndërkohë që ky i fundit, nuk ia kurseu edhe kartonin e kuq futbollistit, duke e nxjerrë jashtë fushës.

Disiplina italiane e ka skualifikuar brazilianin Paketa 1 ndeshje për kartonin e verdhë, pasi ishte i pesti, si dhe 2 takime të tjera për prekjen me duar të gjyqtarit të ndeshjes.

Kështu, trajneri Gatuso tani në ndeshjet ndaj Fiorentinës, Frosinones dhe Spalit, duke të mendojë për të zëvendësuar talentin Lukas Paketa, i cili me dënimin për 3 javë, e ka mbyllur sezonin në radhët e Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!