Ronaldo, me biznes të ri…

Ronaldo i përgjigjet “flakë për flakë” skandalit të së ëmës, e cila në një postim në rrjetet sociale, shkruante se i biri, i kishte kthyer lavdinë e munguar Juventusit.

Nuk ka vonuar dhe CR7, sa duket për të tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, udhëtoi menjëherë drejt Afrikes, ndërsa pas Funkalit dhe Lisbonës në Portugali, po ndërton një hotel tjetër luksoz pikërisht në Marok.

Me Xhorxhinën dhe Kristiano Ronaldon JR në bord, 5 herë “Topi i Artë”, u pa në resortin e ri, i cili sipas parashikimeve pritet të jetë gati vitin tjetër.

Ndërkohë, Kristiano, ka në plan të ndërtojë një tjetër vepër “arti” në fushën e biznesit. E radhës, përkon me Madridin, aty ku portugezi shkroi lavdinë në nëntë sezone si futbollist i Realit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!