“Eksodi” nga Bergamo, Atalanta si në shtëpi

Bergamo gati të boshatiset. Kjo është deviza e skuadres së Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës pas sukseseve të njëpasnjëshme në kampionat dhe kupë.

Ekipi Gasperinit, pasi ka fituar të drejtën e finales në Kupë, ku në Romë do ta presë Lacio e Strakoshës, të dielën do të udhtojë drejt Rexhio Emilias teksa në program, është takimi me Xhenovën.

Por ajo që konsiderohet e veçantë në kampin bergamask, lidhet me mundësinë e dyndjes totale të tifozerisë së Atalantës.

Sipas asaj që raportohet nga klubi i Bergamos, do të jenë rreth 40 mijë mbështetës që do shoqërojnë ekipin e tyre të zemrës për dy ndeshjet jetike.

Me llogari të thjeshtë, Bergamo do evakohet nga vetë banorët e saj. Atalanta po shkruan historinë, dhe tifozët janë aty, për të firmosur sukseset sezonalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!