Trajneri Spaleti i Interit, shqiptar…

Pas ndeshjes klasike të Italisë, Inter-Juventus 1-1, trajneri i “bluzinjve” Luçiano Spaleti është fotografuar në një lokal të Milanos midis disa tifozëve, duke bërë me duar “shqiponjën”, simbolin e njohur ndërkombëtar të shqiptarëve në mbarë botën.

Matanë Adriatikut, në Italinë fqinje, jetojnë dhe punojnë prej afro tri dekadash me mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët ia kanë arritur të akomodohen me shoqërinë italiane.

Midis bashkatdhetarëve tanë në gadishullin Apenin gjen tifozë të Juvetusit, Interit, Milanit, etj. Por ndodh edhe kështu si në këtë foto. Që shqiptarët e Italisë, ta “konvertojnë” edhe trajnerin e Interit, Luçiano Spaletin, në shqiptar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!