Shkumbini del nga “shtrati”, nuk na duan…

Një emër i rëndësishëm i futbollit ndër vite, Shkumbini, rrezikon të mbetet edhe për një edicion në kategori të dytë. Peqinasit prej javësh në krye, u ndalën sot në Delvinë nga vëndasit, në shifra 1-1.

Kjo ka bërë që ndjekësit e Devollit të Stavri Nicës, të fërkojë duart. Por ajo që duket se nuk shkon në këtë mes, ka të bëjë me faktin që në kampin peqinas aludojnë se skuadrës së tyre i është ngrënë haka. Sidomos sot teksa në Delvinë, gjykimi ka qënë sipas tyre skandaloz.

Në një reagim në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, peqinasit shigjetojnë kryesisht FSHF-në, që e quajnë të kalbur si institucion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!