Ikën Kanavaro, gati rikthimi i Lipit…

Ish-kampioni i botës, Fabio Kanavaro, nëpërmjet një deklerate për agjensinë e lajmeve italiane ANSA, njofton se ka dhënë dorëheqjen e detyra e trajnerit të kombëtares së Kinës. Ai falenderon federatën e këtij vendi për respektin e treguar ndaj tij, duke shtuar se në vazhdim do të punojë vetëm si trajner i skuadrës së Guanzhout.

Në vendin e tij, gati për t’u kthyer është Marçelo Lipi. Trajneri toskan, rreth 3 muaj më parë, pas eliminimit nga Kupa e Azisë, u largua nga pankina e Kinës, post i cili iu besua Fabio Kanavaros, të cilit asnjëherë nuk iu ofrua një kontratë e vërtetë.

Kjo është edhe arsyeja, sipas “La Gazzetta dello Sport”, që Marçelo Lipi është gati të rikthet në stolin e kombëtares së Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!