Sinella, dorëhiqet nga Egnatia…

Bledar Sinella nuk është më trajner i Egnatias. Pas bojkotit të stervitjes nga lojtarët për rrogat e pa marra në këto tre muajt e fundit, ka dhënë dorëheqjen pak minuta më parë edhe vetë trajneri kavajas, raporton “Panorama Sport”.

Edhe pse drejtuesit e skuadrës rrogozhinase kishin premtuar se situata do të normalizohet dhe futbollistët do të shlyeshin financiarisht, dorëheqja e trajnerit kavajas Bledar Sinella e ndërlikon akoma më tepër gjendjen tek Egnatia.

Ndeshja e nesërme ndaj Lushnjës gjithashtu vihet mjaft të pikëpyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!