Besëlidhja, plane për të ardhmen…
● Trajneri Gjoni jep garanci: “Besëlidhja pa kompromis. Duam vëndin e dytë“
Në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës, dashamirësit e futbollit, kanë vite që ndjekin skuadren e tyre të Besëlidhjes në kategori të parë. Edhe pse klubi ka histori dhe nga qyteti verior shpesh kanë dalë futbollistë klasi, si Kola, Rama, Hasku, Perloshi, Gjeloshi etj., sërish aty hapat drejt Superiores këto edicione të fundit, ngadalësohen në mënyrë të habitshme.
Në fakt, presidenti Gjoka ka bërë shumë për ta ngritur në nivele të larta skuadren, mirepo herë konkurenca e fortë në grup e herë fati, kanë vështirësuar objektivat sezonalë.
Sikurse në dekaden e fundit, edhe sivjet Besëlidhja, e ka mbyllur historinë e kreut. Me Vllazninë thuajse të konfirmuar, ndërsa i mjafton një pikë deri në fund për tu ngjitur, ekipi i Vladimir Gjonit, ka nisur të mendojë për të ardhmen.
Duke folur për “Sporti IM“, kreu i pankines lezhiane tha sot se Besëlidhja doli para kohe nga lufta për Superioren dhe se nga kjo javë e deri në fund, Besëlidhja ka detyren për të kapur vendin e dytë në grupin “A”.
“Besëlidhja, dha shumë për të mbetur në garë deri në fund. Me Vllazninë në grup, provuam gjatë, por pas takimit të fundit me shkodranët, historia u mbyll. Jam ndalur me skuadren dhe kam folur gjatë. Për Besëlidhjen merr rëndësi edhe vëndi i dytë pasi përpos pamundësisë matematikore, respektohet gara e na rrit ndjeshëm moralin për synimet e edicionit të radhes. Një gjë garantoj, skuadra ime, pavarësisht kapitullimit, do luajë çdo takim të mbetur, si finale,”-deklaroi sot Vladimir Gjoni, trajneri matjan i Besëlidhjes për “Sporti IM”.