Gati, 150 milionë euro për Garet Bejl?!

Intensifikohen që tani zërat për lëvizje të mëdha në merkato. Kështu pas lajmit, se Grizman është në lupën e Barcelonës, një tjetër lajm “bombë’ vjen nga “Sun”.

Sipas britanikes, Garet Bejl pas listës “së zezë” të trajnerit të Realit, Zinedine Zidan do të përfundojë gjatë verës në Mynih.

Me Hames Rodriguez në dalje, Bajerni i Mynihut është gati të bëjë goditjen e madhe, por ajo që nuk shkon, duket se ka të bëjë me vleren monetare të Bejl.

Janë plot 150 milionë euro, që gjigandët gjermanë ofrojnë për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese. Në detaje, uellsiani pritet të paguhet deri në 650 mijë euro në javë dhe kjo ngjan me një çmenduri financiare në sport.

Pavarësisht se te Reali i Madridit Garet Bejl ka fituar gjithçka që i takon një futbollisti, sërish ai nuk e fitoi kurrë krenarinë e një lideri absolut te mbretërorët madrilenë.

Një shtysë e madhe kjo për të ndërruar ambient, ndërsa bavarezët jane gati ta bëjnë me “krahë” uellsianin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!