Grizman, lamtumirë Madrid…!

Mund t’i thotë lamtumirë Atletiko Madridit! Bëhet fjalë për francezin Antonie Grizman. Lajmin e ka publikuar “Mundo deportivo”, sipas së cilës, sulmuesi i Çolo Simeones, është i gatshëm të zërë vendin e Luis Suarezit.

Sipas zërave pranë francezit, futbollistit kampion bote me Francën, i mungon një trofe i rëndësishëm si Champions League, ndaj parë situatën tek Atletiko me mundësi të reduktuara, ka dhënë “Ok”-in për të marrë rrugën drejt “Kamp Nou”.

Nga ana tjetër, blaugranët ka kohë që janë vënë në lëvizje për të gjetur një sulmues të niveleve të larta dhe një nga objektivat shihet ajo e Grizmanit.

Më herët Barcelona ka kërkuar shërbimet e futbollistit Joviç, i cili aktualisht është pjesë e Eintraht Frankfurt, por nëse kjo pistë bie, vëmendja e katalanseve mund të përqëndrohet në Madrid.

Gjithnjë sipas burimit ‘Mundo Deportivo’, kostoja e operacionit për francezin vërtitet te 120 milionë euro. Me largimin nga titulli në Spanjë dhe eliminimit te fundit nga Juvja, zërat shtojnë se Grizman nuk mund të presë gjatë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!