Mbape, është i Realit?

Real Madrid po kalon momente të vështira. Skuadra “merengues” këtë edicion, ka dalë nga të gjitha objektivat madhorë dhe për t’u kthyer në lartësi, klubi ka në plan të ndërhyjë fuqishëm në merkato. Ajo që evidentohet nga shumë media sportive në botë, lidhet me  mundësinë që ka Reali, për marrë shërbimet e Kilian Mbapes.

Skuadra spanjolle e di se për ta transferuar sulmuesin francez duhet t’i plotësojë disa kushte. E zbulon francezja  L’Equipe. Real Madrid, duhet të paguajë mbi 200 milionë euro (flitet se Reali ka gati 280 mil euro) për transferimin e Mbapes nga PSG-ja. Madrilenët gjithashtu, duhet të paguajë edhe 15 milionë euro pagë në sezon për francezin, nëse duan ta kompletojnë marrëveshjen.

20-vjecari konsiderohet si “Pele i ri” i futbollit botëror, ndaj klubi mbretëror, duket se nuk do të kursehet e bëjë të vetin futbollistin duke nisur nga vera e ardhshme. Rikthimi i Zidan në krye të Realit, e ka rritur shpresën se Mbape, por dhe të tjerë kampionë në qarkullim, do të vishen me petkun e bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!