A do flasë Shameti?

Ok. Ylli Shameti i tha mjaft Kukësit. 6-të vite te verilindorët, karrierë, adrenalinë, ndonjë zënkë, kontestime, dëmtime, hapa pas- hapa para, miqësime ,udhëtime, festa, disa suksese europiane dhe në fund trofe.

Megjithatë, largimi i gjirokastritit sot nga Kukësi, më intriguesi pas Rraman Hallaçit, lë pas hije dyshimi se klubi dhe futbollisti, nuk janë ndarë dhe aq paqësisht.

Përtej postimit në istagram të 35 vjeçarit, ndërsa brenda ka shumë mesazhe (edhe të koduara), një frazë e veteranit:

Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por?? Arsyet???
Koha i tregon te gjitha!
Shameti ka akoma per te dhene ne futbollin e luajtur”, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Duket qartë se Shametit, nuk i është realizuar kërkesa për të ecur me kontratën vijuese. Arsyet i lë për më vonë.

Me gjasë Shameti, është parë i tepërt me Duron si trajner pasi në “letrën” e Shametit, askund nuk përmendet në falenderime tekniku i ri i Kukësit.

Ai (Shameti) ja lë kohës, por dhe jep mesazhin se nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këtu po. Del qartë se mbrojtësin nga jugu i Shqipërisë, e larguan para se ai të vetëlargohej apo të përcillej si një kampion.

A do shpjegohet Shameti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!